Опис
KANDIDATI MAQEDONAS PËR ÇMIMIN “BALLKANIKA” 2021
Kur redaktori i shtëpisë botuese “Veda” mëson se një shkrimtar i njohur është paraqitur si i zhdukur, niset ta zbulojë të vërtetën. Kërkimi në të cilin rrezikon gjithçka do ta ballafaqojë me gjëegjëza në të cilat janë gërshetuar historia, mitologjia, psikologjia dhe ngjarjet shoqërore. Lazari mendon se nëse i deshifron mesazhet sekrete që i zbulon, do ta realizojë qëllimin e dëshiruar prej kohësh: të arrijë te dorëshkrimi i pabotuar i shkrimtarit të zhdukur.
Duke lëvizur midis kufijve të misterit dhe trilerit letrar, Zharko Kujunxhiski (“Spectator”, “Amerika”) krijon një roman intrigues dhe të konceptuar me mjeshtëri, një palimpsest zhanëror dhe stilistik, me të cilin arrin në zona të pashkelura deri më tani në prozën tonë.
* Libri është me nënshkrim të autorit. Në komentin për porositje theksoni nëse dëshironi të merrni një ekzemplar të nënshkruar.
“Një gërshetim virtuoz i traditës dhe urbanes, që e bën një vepër tepër tërheqëse dhe magjepsëse, një roman postmodern. Autori të tërheq drejt thelbit ontologjik të qenies, me një eksplorim të thellë që të lë pa fjalë, me një stil dhe mjeshtëri rrëfimi që i zgjeron dimensionet e prozës.” – Daim Miftari
“Ky libër, i cili është përmendore e gjallë e Shkupit dhe Splitit, është një bunar i vyeshëm nga i cili mund të nxirren simbole pafund, të cilat janë shumështresore dhe gërshetohen në mënyrë të shumëfishtë që në fund të arrijnë tek e vërteta.” – Snezhana Stojçevska
“Kombinimi i trilerit dhe mistifikimit letrar, me një notë të butë të dashurisë dhe besimit në letërsi. Edhe një personazh i fiksuar pas librave, një specie e papërballueshme endemike pothuajse në zhdukje.” – Vlladimir Jankovski
“Jam e mahnitur nga stili i rrëfimit të autorit, spikatet nga autorët e tjerë në këtë zhanër […] Një rrëfim i përkryer, shtresor dhe vepër që do ta lexoja dhe rilexoja.” – Stefani Tabakovska
Рецензии
Сѐ уште нема мислења